“Kanë nisur kompromiset, Vllaznia të ketë kujdes”, ish-administratori i kuqebluve: Kastrioti ishte hije e vetes me Partizanin, ndërsa…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2021 | 23:32

“Kanë nisur kompromiset, Vllaznia të ketë kujdes”, ish-administratori i kuqebluve: Kastrioti ishte hije e vetes me Partizanin, ndërsa…

Ish-administratori i Vllaznisë, Kujtim Shaba, mendon se tashmë ka nisur “malorja” për skuadrën shkodrane, kjo edhe për faktin se sipas tij, klubet e tjera po bëjnë kompromise. I ftuar në televizionin lokal, “Rozafa”, Shaba ka bërë apel për kuqeblutë, se duhet të vazhdojnë të luajnë fort për të ruajtur vendin e parë. “Ajo që më bën përshtypje është se në këto ndeshjet e fundit shoh se kanë filluar mesa duket kompromiset mes skuadrave të ndryshme. Nuk ka si të jetë ndryshe, kur një javë më parë, Kastrioti fitoi ndaj një Kukësi që nuk bëri asgjë për ta mundur, ndërsa një javë më pas ndodhi e kundërta.

kujtim shaba

Pra, Kukësi tjetërsohet dhe fiton me Tiranën, ndërsa Kastrioti është hija e vetvetes në ndeshjen ndaj Partizanit, ku nuk bën asgjë për të fituar. Ishte një ndeshje ku nuk pati asnjë karton të verdhë, kur dihet egërsia me të cilën luan skuadra krutane. I them këto gjëra për t’i treguar Vllaznisë se kampionati tashmë ka filluar për të dhe duhet t’u ruhet të gjithë këtyre faktorëve, që në fakt nuk janë në anën e saj. Skuadra duhet të vazhdojë të luaj fort dhe të sakrifikojë shumë për ta ruajtur vendin e parë deri në fund”, ka thënë fillimisht Shaba.
auto_sherri_laci_bylis1613333182
Ish-drejtuesi i Vllaznisë komentoi edhe incidentin në Ballsh. “Akte të tilla si ai në ndeshjen Bylisi-Laçi, të marrin vëmendjen e duhur nga FSHF. Mendoj se komisionet juridike duhet të japin dënimet e duhura për të gjithë shkaktarët e kësaj ngjarjeje sepse nëse nuk merr tani masat e nevojshme, do të jetë e vështirë për t’i ndalur në vijim”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"