Kanë mbetur edhe 360 minuta nga mbyllja e sezonit, ja “skenari” i Elbasanit për mbijetesën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2020 | 17:19

Kanë mbetur edhe 360 minuta nga mbyllja e sezonit, ja “skenari” i Elbasanit për mbijetesën

Kur kanë mbetur edhe 360 minuta nga mbyllja e sezonit, Elbasani është me “laps në dorë”. Verdheblutë presin që të marrin 12 pikë të plota, duke e mbyllur kampionatin në kuotën e 40 pikëve.

Elbasani-Shenkolli

Ata do të luajnë dy ndeshje në shtëpi, fillimisht me Ilirinë dhe në javën e parafundit me Devollin, të dy kundërshtarë direktë në këtë luftë. Sa u përket transfertave, fillimisht do të luhet derbi me Turbinën dhe më pas me Shënkollin.

Në letër, ky është një kalendar i favorshëm, çka i jep besim se mund të arrijnë synimin e tyre për 12 pikët e plota deri në përfundim. E megjithatë, fillimisht të besuarit e Lleshanakut shpresojnë të mposhtin dhe parakalojnë fushë-krujasit në renditje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"