“Kanë luajtur me Zotin”, fjalët e Dukës në prezantimin e Silvinjos çuditin mediat në Argjentinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 10, 2023 | 19:58

“Kanë luajtur me Zotin”, fjalët e Dukës në prezantimin e Silvinjos çuditin mediat në Argjentinë

Prezantimi i brazilianit Silvinjo në stolin e përfaqësueses shqiptare të futbollit kishte një mbulim të gjerë mediatik në Europë e jo vetëm. Por në Argjentinë, përtej faktit se ndihmës i trajnerit brazilian do të jetë një emër i njohur i futbollit argjentinas si Pablo Zabaleta, kanë bërë bujë fjalët që tha presidenti i FSHF-së Armand Duka.

duka silvinjo zabaleta doriva

E përditshmja sportive “Ole” ka theksuar se momenti kur ai përmendi Lionel Mesin ishte i pazakontë për të gjithë.

dddddddddd (1)

“Nuk ka dyshime që figura e Lionel Mesit krijon një tërheqje speciale, qoftë nga ai vetë, personat rreth tij, një pamje apo ndonjë njeri i afërm. Por askush nuk e priste që në prezantimin e Silvinjos dhe Pablo Zabaletas, Leo të kishte një pjesëmarrje speciale.

silvinjo mesi

Në momentin e prezantimit të pjesëtarëve të këtij stafi teknik të ri, presidenti i Federatës Shqiptare, thekoi faktin se që të dy kanë luajtur me numrin 10 të Argjentinës. “Dikush më tha që kanë luajtur me Zotin. Kush është Zoti? Mesi. Kanë luajtur me Mesin dhe dallohet që kanë shumë njohuri rreth futbollit”, u shpreh Armand Duka për çudinë e të gjithë të pranishmëve”, shkruan e përditshmja sportive argjentinase teksa komentonte emërimin në stolin kuqezi të Silvinjos dhe asistentëve të tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"