Kanë konfirmuar largimin e katër titullarëve, tek skuadra e Kategorisë së Parë afrimet nuk duken

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2021 | 19:38

Kanë konfirmuar largimin e katër titullarëve, tek skuadra e Kategorisë së Parë afrimet nuk duken

Stadiumi “Besëlidhja” tashmë është i gatshëm për të pritur futbollistët për nisjen e fazën përgatitore. Ende nuk është zyrtarizuar, por fillimi i muajt gusht do të jetë starti i fazës për Besëlidhjen. Teksa po afron data e grumbullimit ende te lezhjanët nuk kemi ndonjë prurje në kuadër të merkatos verore.

veleciku beselidhja

Kjo e ka justifikimin, pasi për sezonin e ri krerët kanë vendosur që ta ndryshojnë gjeografinë e merkatos, pasi duan që baza e ekipit të ndërtohet me futbollistë lezhjanë. Duke e ditur se kampionati nis më 11 shtator, koha që kanë në dispozicion ekipet për fazën përgatitore verore është e mjaftueshme, ndaj edhe krerët e Besëlidhjes nuk janë ngutur për ta thirrur ekipin më herët.

Besëlidhja, përveç se ngjitjen në Superiore, nuk mund të ketë tjetër objektiv, ndaj deri në nisjen e kampionatit, do të kërkohet afrimi i lojtarëve me kualitetin e duhur që do të mundësojë realizimin e objektivit final.

Në këto 13 vite që Besëlidhja militon pa ndërprerje në Kategorinë e Parë, në shumë sezone ka dështuar në momentet e fundit. Nga skuadra që mbylli sezonin deri më tani janë larguar mbrojtësi Klejdi Dibra, mesfushorët Samet Hepaj dhe Florian Përgjoni, si dhe sulmuesi kavajas Edmond Hoxha.

PRENG GJIKOLA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"