Kanë fituar dy kupa dhe janë të parët në kampionat, Tirana funksionon edhe te moshat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 6, 2020 | 13:36

Kanë fituar dy kupa dhe janë të parët në kampionat, Tirana funksionon edhe te moshat

Tirana është kudo në krye. Jo vetëm te skuadra e parë, por edhe te moshat skuadra po shkëlqen. Ka prodhuar gjithë këto kohë lojtarë, duke filluar nga Halili, Doka, Çelhaka, Ismajlgeci apo Hoxhallari që vijnë nga ekipet zinxhir. Tre nga të rinjtë janë boshti i ekipit dhe të tjerë presin shansin të luajnë me skuadrën e parë. 

tirana-kampion-me-u19

Nga ana tjetër, nëse Tirana e madhe është në krye me 50 pikë dhe 19-vjeçarët e Bledar Devollit dhe 17-vjeçarët e Migen Memellit janë në krye të kampionateve të tyre, me goxha diferencë me skuadrat ndjekëse. Dhe nuk ka mbaruar, sepse dy ekipet gjatë shkurtmarsit fituan dhe trofetë e Kupës së Shqipërisë.

Tirana u17

Tirana në këto dhjetë sezonet e fundit, për çudi, asnjëherë nuk ka qenë e para në muajin shkurt. Duke marrë të gjitha kampionatet në analizë, bardheblutë disa herë kanë qenë të tretët dhe të dytët, por asnjëherë të parët. Një kombinim rastësish që ndoshta është për mirë te bardheblutë, të cilët në këtë muaj shkurt janë të parët. Një kryesim që e morën pas më shumë se 150 ditësh në vendet e ulëta të tabelës së klasifikimit.

Muca Tirana

Gjithsesi, Tirana ka në gusht 100-vjetorin dhe kërkon medoemos të fitojë titullin kampion, këtë sezon të 11-të pa prekur aromën e të qenit në krye të Superiores, ndonëse është ekipi më i titulluar i Shqipërisë dhe me më shumë trofe. Një dominim i jashtëzakonshëm i bardhebluve këtë sezon, duke filluar nga 17-vjeçarët deri te skuadra e parë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"