“Kanë dalë të më mbajnë se mos rrëzohem”, batuta e Rejës: Inter dhe Juve dy skuadra të mëdha, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2019 | 20:52

“Kanë dalë të më mbajnë se mos rrëzohem”, batuta e Rejës: Inter dhe Juve dy skuadra të mëdha, por…

Edi Reja ka publikuar ditën e sotme listën e lojtarëve, që do të jenë të grumbulluar për ndeshjet e këtij muaji, atë kundër Turqisë dhe Moldavisë.REJAA

Trajneri ka dalë ditën e sotme në konferencë për shtyp, ku nuk ka nguruar t’iu përgjigjet të gjitha pyetjeve të gazetarëve, ndryshe nga trajneri i mëparshëm i Kombëtares, Kristian Panuçi. Në prezantimin e tij të parë, Reja kishte një episod që duket se nuk do ta harrojë kurrë, teksa u rrëzua përtokë pasi përfundoi konferencën.

Madje atë episod, tekniku italian e ka kujtuar edhe ditën e sotme, teksa gjatë kohës kur po largohej me shaka u shpreh: “Shikoni si kanë dalë para meje, po përgatiten që nëse rrëzohem të më mbajnë.” REJA

Reja nuk nguroi që të flasë edhe për ndeshjen e sotme midis Interit dhe Juventusit teksa u shpreh: “Do të jetë një ndeshje e vështirë për të dyja skuadrat, por shumë e bukur. Janë dy skuadra shumë të forta, me trajnerë shumë të mirë. Sarri pëlqen që të ketë qarkullimin e topit, por edhe Konte di të luajë futbollin e tij. Shqipëria si këto dy skuadra? Do të shohim. Mendoj se do të bëjmë një miks midis Juves dhe Interit.”, u shpreh tekniku i Kombëtares.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"