“Kanë 3 muaj pa rroga”, mesfushori i Vorës i kthehet Barushit: Ta gjejë të keqen në ekip

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 11, 2021 | 11:33

“Kanë 3 muaj pa rroga”, mesfushori i Vorës i kthehet Barushit: Ta gjejë të keqen në ekip

Vora e ka nisur mbarë 2021- shin. Pas Besëlidhjes, mundën edhe Dinamon dhe tashmë që janë në vendin e pestë u është shtuar “uria”. Kur u kanë mbetur dhe 4 ndeshje nga përfundimi i fazës së dytë, vorakët pretendojnë zonën “play off”. Kjo javë i çon në Orikum dhe qëllimi është që të mos dalin pa pikë. Këtë e pohon edhe Elvis Kovaçi, gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”.

pjimage (11)

Mesfushori 22-vjeçar nuk ngurron që të japë edhe një koment për akuzat që ngriti administratori i bluve. Ai i kërkon Ermal Barushit që ta gjejë të keqen tek ekipi i tij. “Do të jetë një sfidë e vështirë, por jo e pakalueshme. Ne në çdo fushë futemi me përkushtimin maksimal, duke i konsideruar si ndeshje finale.

Përjashtim nuk do të bëjë as Oriku. Skuadra ka marrë atë që ka merituar gjatë kësaj faze dhe nuk duam ta lëmë me kaq. Më erdhi keq për atë që tha administratori Barushi. Të keqen e Dinamos ai le ta kërkojë brenda ekipit të tij, pasi ka tre muaj e më shumë që lojtarët nuk marrin rrogat.

Ne fituam me meritë dhe kjo nuk kishte të bënte me asnjë lloj ndikimi. Ne ndikohemi vetëm nga Vora. Na duheshin pikët pasi gjendja jonë ishte dhe vazhdon të jetë e turbullt, sepse jemi vetëm me një këmbë në zonën e ‘play off’-it, tjetrën e kemi në zonën e mbijetesës. E kishim vlerësuar atë takim në maksimum dhe ia dolëm”.

ABDULLA DUSHKU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"