“Kanë 20 vjet që nuk kanë fituar asgjë, gjithmonë faji i trajnerëve?!”/ Antonio Konte shpërthen ndaj klubit
Trajneri Italian, Antonio Konte ka shpërthyer në konferencën për shtyp pas ndeshjes së Totenham me Southempton. Ekipi i tij barazoi 3-3 në transfertë teksa Konte nuk e ka kapërdirë këtë rezultat pasi “Gjelat” po fitonin 1-3 ndërkohë që pësuan dy gola, duke humbur 2 pikë. Konte bëri me faj lojtarët por nuk u kursye as klubin.
“Problemi është se ne kemi treguar që nuk jemi ekip. Jemi njëmbëdhjetë lojtarë, por unë shoh lojtarë egoistë në fushë, që nuk duan të ndihmojnë veten, që nuk luajnë me zemër, por këtu ata janë mësuar prej kohësh me këtë sjellje.
Klubi ka përgjegjësi për merkaton. Trajnerët vijnë këtu dhe sigurisht që kanë përgjegjësi. Po lojtarët? Lojtarët, ku janë lojtarët? Ata nuk duan të luajnë nën presion. Ata nuk duan të luajnë nën stres. Historia e Tottenhamit është kjo, në 20 vjet nuk ka fituar asgjë. Pse? E ka fajin klubi apo të gjithë trajnerët që vijnë? Deri tani jam munduar ta fsheh situatën.
Tani kanë mbetur edhe 10 ndeshje. A mendojnë njerëzit se mund të luftojmë akoma? Për vendin e shtatë? Vendin e tetë? Jam shumë i mërzitur”, ka shfryrë Konte. Kjo deklaratë e ashpër e Konte është duke bërë xhiron e rrjetit.
PANORAMASPORT.AL
