Kandidat për Superioren, Dede: Me këtë ritëm kapim objektivat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 26, 2021 | 18:59

Kandidat për Superioren, Dede: Me këtë ritëm kapim objektivat

Nevil Dede i kënaqet trepikëshit. Erzeni fitoi në “Tofik Jashari” përballë Pogradecit, duke u ngjitur në vendin e tretë. Nuk ka qenë një trepikësh i lehtë për t’u arritur, gjë që e pranon edhe vetë trajneri.

NEVIL DEDE

Në deklaratën e dhënë pas ndeshjes të së shtunës, numri një i pankinës shijakase tha: “Jam mjaft i kënaqur nga loja dhe rezultati. Ia dolëm ndaj një skuadre, që ndonëse pësoi një humbje të thellë, ka mundësi për të qenë më lart”. Luhatjet e javëve të para janë arkivuar në Shijak dhe kjo dukjet qartazi. Skuadra po prodhon futboll të bukur dhe nuk po i diskuton më pikët. Tekniku evidenton se skuadra jo vetëm po rritet, por shfaq seriozitet në çdo aspekt të lojës.

“Ndeshja tregoi seriozitetin e Erzenit, që është në përmirësim të vazhdueshëm. Loja ishte kompakte në të tria repartet: mbrojtje e fortë, mesfushë e organizuar dhe sulm i rrezikshëm. Që të ruhen këto rezultate, duhet stërvitje me angazhim të plotë dhe vlerësim maksimal i ço kundërshtari. Vetëm duke ruajtur këtë ecuri, do të realizojmë objektivin që i kemi vënë vetes në nisje të këtij sezoni futbollistik”, përfundoi Dede.

FIQIRI SHEHU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"