Kandidat për stolin e Tiranës, Memelli: Jam zgjedhje emergjence, ja për çfarë trajneri kanë nevojë bardheblutë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2019 | 20:21

Kandidat për stolin e Tiranës, Memelli: Jam zgjedhje emergjence, ja për çfarë trajneri kanë nevojë bardheblutë

Situatë kaotike te Tirana, pas disfatës së djeshme ndaj Skënderbeut në Korçë. Menjëherë pas ndeshjes, trajneri Ahmataj, bëri me dije se i kishte paraqitur dorëheqjen presidentit Halili dhe sipas tij, ambienti në klubi bardheblu nuk është i qetë, madje ai akuzoi se trajnerëve i fusin “shkopinj në rrota”.

memelli

Pritet që Ahmataj të takohet sot me presidentin Halili, ku do të merret edhe vendimi përfundimtar në lidhje me të ardhmen. Një aleternativë mes shumë emrash për të marrë drejtimin e bardhebluve në rast largimi zyrtar të Ahmataj është dhe Migen Memelli, i cili është edhe pjesë e akademisë bardheblu.

I ftuar në studion e emisionit “Gol pas Goli”, Memelli e ka pranoi kandidaturën e tij, ndërkohë që e cilësoi veten si një zgjedhje emergjente. Sipas pogradecarit, 24 herë kampionët e vendit, kanë nevojë për një trajner ekspert dhe me shumë përvojë.

“Shpresoj që gjërat të sheshohen në klubin e Tiranës dhe të gjendet gjuha e përbashkët me palën e tretë në klub. Tirana ka nevojë për trajnerë ekspertë dhe me përvojë! Unë jam kandidat si zgjedhje emergjence sepse punoj në klub, por gjithsesi shpresoj që të rregullohen gjërat dhe të vazhdojë Ahmataj.

Ai është trajner dhe trajnerët janë në terren. Duhet të merret vetëm me futbollistët sepse ato ka përballë dhe jo me brendësinë e klubit”, u shpreh Memelli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"