Kandidat për golashënues, Rexhinaldo: Për titullin dhe Kukësin bëj gjithçka

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2018 | 18:32

Kandidat për golashënues, Rexhinaldo: Për titullin dhe Kukësin bëj gjithçka

Kukësi bëri çmos që të afronte Arturo Rexhinaldon, por duket se për të sforcoja ekonomike që presidenti Safet Gjici bëri, ia ka vlejtur. Sulmuesi mozambikas kërkon të tejkalojë vetveten, ndërsa këtë sezon dëshiron që të përmirësohet dhe të shënojë akoma më shumë. 29-vjeçari ka arritur të realizojë 4 gola në po kaq takime të luajtura me Kukësin në kampionat. Ai me golat e tij la gjurmë dhe në Europa Ligë, ku shënoi një dopietë kundër Torpedos në “Elbasan Arena”. Rexhinaldo është bërë një element i domosdoshëm për sulmin e Kukësit. Sezonin që shkoi, mozambikasi shënoi 18 gola në 31 ndeshje me Laçin. Në një prononcim për RTSH-në para takimit me Kamzën, futbollisti thekson se është i lumtur që është pjesë e Kukësit.

Rexhinaldo Kukesi

“Përpiqem të bëj më të mirën gjatë ndeshjes dhe ka qenë fillim i shkëlqyer, më vjen mirë që jam pjesë e Kukësit. Sulmuesi thekson se sakrifikohet për ekipin, mjafton që Kukësi të fitojë titullin. “Pozicioni im është sulmues i parë, por luaj në çdo pozicion, nuk kam probleme se të gjithë mundohemi të bëjmë më të mirën për skuadrën. Nuk mendoj për objektiva individualë, pasi loja e skuadrës është më e rëndësishme, mjafton të marrim rezultate pozitive se numri i golave do të shtohet në fund”, tha 29-vjeçari.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"