Kandidat i ri për stolin, Bajerni mendon t’i besojë drejtimin e skuadrës ish-lojtarit të Liverpulit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 12, 2019 | 13:54

Kandidat i ri për stolin, Bajerni mendon t’i besojë drejtimin e skuadrës ish-lojtarit të Liverpulit

Bajerni është në kërkim të një trajneri, pas shkarkimit të Niko Kovaç, për shkak të rezultateve të dobëta nga ky i fundit.xabi_alonso_pass

Shumë emra qarkullojnë se mund të marrin drejtimin e klubit bavarez, teksa së fundmi ka dalë edhe një emër tjetër. Sipas asaj që shkruan “DailyStar”, drejtuesit gjerman po mendojnë të emërojnë në stolin e ekipit, ish-mesfushorin spanjoll, Ksabi Alonso.

Ky i fundit aktualisht ushtron profesionin e trajnerit te skuadra e dytë e Real Sociedadit. Thuhet se 37-vjeçari mund të marrë drejtimin e Bajernit, ku do të qëndronte deri në fund të sezonit.

Pas përfundimit të sezonit aktual, te Bajerni kanë menduar që në stolin e ekipit të emërojnë trajnerin aktual të Totenhemit, Mauricio Poçentino.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"