Kanavaro kërkon ndryshim kulture te Italia: Të afrohen në skuadër edhe lojtarë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2018 | 14:30

Kanavaro kërkon ndryshim kulture te Italia: Të afrohen në skuadër edhe lojtarë…

Fabio Kanavaro është një nga legjendat e futbollit italian. Ish-mbrojtësi i përfaqësuese së Italisë, i cili fitoi edhe “Topin e Artë” në vitin 2006 ka aluduar se kombëtarja e tij nuk po arrin të ndërtojë diçka të rëndësishme. Ata nuk arritën të kualifikoheshin për në Botërorin që u zhvillua në Rusi dhe ky ishte një dështim i madh.

Fabio-Cannavaro-podria-ser-condenado-a-10-meses-de-carcel

Ndërsa sipas 44-vjeçarit skuadra ka nevojë për ndryshim të kulturës dhe këtë duhet ta bëjë edhe duke afruar lojtarë që nuk janë me origjinë italiane. “Koha kalon për të gjithë, është normale. Por problemi është se në 12 vite nuk kemi arritur të rindërtojmë diçka të rëndësishme dhe tani duhet të kthejmë në këmbë një lëvizje futbollistike të gjunjëzuar.

fabio-cannavaro

Entuziazmi i trajnerit të ri mund të shërbejë, por nuk mjafton. Të rinjtë duhet të rriten, por nëse mes Kaldara, Rugani e Romanjoli luan vetëm njëri… Duhet të mësojmë edhe ne të integrojmë të rinjtë që nuk janë me origjinë italiane, por nuk e kemi ende si kulturë”, u shpreh Kanavaro.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"