Kanarsa më në fund sheh Apoloninë që do: Ndaj Besës, ndeshja më e mirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 1, 2021 | 18:43

Kanarsa më në fund sheh Apoloninë që do: Ndaj Besës, ndeshja më e mirë

Kënaqet më në fund edhe Juri Kanarsa. Iu deshën 7 javë, që të shihte ekipin që do. Apolonia jo vetëm siguroi fitoren e dytë radhazi, por prodhoi edhe lojë duke mundur 1-2 Besën. Gjatë një deklarate të dhënë pas ndeshjes, trajneri mendon se kanë akoma për të dhënë.

kanarsa

“Fitorja e parë në transfertë ishte më shumë se e merituar. Kjo ndeshje ishte më e mira që kemi zhvilluar në këto 7 javë. Morëm një fitore të bukur, që na ndihmon për vazhdimësinë. U kujdesëm shumë në mbrojtje dhe ku Ismaila Diop ishte lider i vërtetë.

Bëri kapitenin, pasi shkëlqeu në shtëpi. Kemi një skuadër të re dhe kjo është thënë dhe stërthënë, por javë pas jave ka pësuar rritje. Progresi ynë mendoj se në vijim do të jetë edhe më impresionues, në lojë dhe rezultate”, përfundoi italiani i stolit të fierakëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"