Kanarsa “lumë” këshillash, flet mbrojtësi i fierakëve: Tani nis marshimi i Apolonisë!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2021 | 12:01

Kanarsa “lumë” këshillash, flet mbrojtësi i fierakëve: Tani nis marshimi i Apolonisë!

Apolonia ka mbyllur përgatitjet dhe është gati të pres Tërbunin në “Loni Papuçiu”. Është koha për të mos lënë më pikë rrugës dhe këtë fierakët e kanë të qartë, ndaj edhe trajneri Juri Kanarsa ka qenë tejet kërkues në çdo seancë. Pasi ka analizuar gabimet e transfertës me Maliqin, nuk kanë munguar këshillat dhe porositë. Gabimet janë të ndaluara dhe lojtarëve u është ngulitur tashmë në kokë. Këtë e kupton teksa flet edhe me qendërmbrojtësin Serjan Repaj.

Apolonia-feston

“Në çdo ndeshje kemi vetëm një qëllim, fitoren. I njëjti mision vlen edhe për Tërbunin dhe jam i bindur që do ia dalim. Duke vlerësuar kundërshtarin, e kemi të qartë se nuk mund të gabojmë më.

Ngjitja është objektivi ynë, ndaj duhet të jemi të kujdesshëm. Vërtet ka ende shumë pikë në lojë, por më mirë të marrim masat”, përfundoi për “Panorama Sport” 21-vjeçari, që ndeshjen e fundit bëri autogol dhe më pas e shleu me një gol.

HILMI SALIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"