Kanarsa: Dua pathyeshmërinë, Kishim nevojë për përforcime

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 5, 2022 | 11:23

Kanarsa: Dua pathyeshmërinë, Kishim nevojë për përforcime

Apolonia nuk e mendon blofin me Maliqin, kundërshtar që e pret sot në aneksin e stadiumit “Loni Papuçiu”. Juri Kanarsa nuk e mohon që skuadra është përmirësuar në lojë, por pret më shumë se kaq. Gjatë një deklarate të dhënë për gazetën, trajneri italiani tha:

Juriy KANARSA

“Jemi rritur ndjeshëm dhe kemi ndrequr gabimet e javëve të para. Puna po shpërblehet, ndaj rezultatet e 4 ndeshjeve të fundit nuk janë rastësi. E megjithatë, tani duhet vazhdimësi.

Presim Maliqin dhe fitorja është alternativa e vetme, nëse duam pathyeshmërinë. Besoj se do t’ia dalim. E kemi vlerësuar kundërshtarin dhe e kemi përgatitur ndeshjen me shumë kujdes.

U kam thënë lojtarëve se kjo ndeshje do të tregojë shumë për gjendjen dhe ecurinë tonë në kampionat. Nuk e nënvlerësojmë aspak, sepse në futboll ka të papritura dhe ne duhet të jemi me këmbë në tokë në çdo ndeshje.

Mirëpo, synimi i vetëm në këtë sfidë është marrja e pikëve të plota. Vetëm kështu mund të afrohemi me vendet e para. Merkato?

Kishim nevojë për përforcime. Afrimet e fundit më gëzojnë, pasi më kanë shtuar alternativa në disa reparte. Konkurrenca është rritur dhe cilësia gjithashtu. Kam besuar gjithmonë te ky grup dhe bashkë do realizojmë misionin”.

HILMI SALIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"