“Kanarsa çelësi i kthesës sonë”, sulmuesi i Apolonisë: E bëj unë bomberin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 28, 2021 | 13:51

“Kanarsa çelësi i kthesës sonë”, sulmuesi i Apolonisë: E bëj unë bomberin

Apolonia u “zgjua”. E mbyllën vitin me dy fitore radhazi dhe dukshëm larg zonës së rrezikut. Gjithçka funksionoi kundër Lushnjës dhe Vorës, si sulmi dhe mbrojtja. U shënuan 5 gola dhe nuk pësuan asnjë.

jeton krasniqi

 

Protagonist i padiskutueshëm në këto 180 minuta ishte Jeton Krasniqi, që gjeti 4 herë portën. Ai ndihet i çliruar dhe shpreson që të njëjtin ritëm ta ruajë edhe fazën e dytë. Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, sulmuesi thotë:

“Ishte momenti im. Bëra dopietë me Lushnjën, por edhe me Vorën. Më mirë se kaq nuk mund të shkonte. E megjithatë, merita është e grupit. Kemi punuar shumë dhe frytet i morëm. E mbyllëm vitin si duhet dhe tashmë jemi në garë për objektivin sezonal. Gara do të jetë vërtet e ashpër, por rëndësi ka që të ruajmë ritmin.

Edhe unë vetë do bëj të njëjtën gjë. Nuk dua të ndalem. Do stërvitem fortë, që të bëj unë ‘bomberin’ e Apolonisë. Jemi rritur ndjeshëm dhe këtë e treguam në dy javët e fundit. Jo vetëm shënuam, por nuk pësuam.

Harmonia jonë në fushë është e dukshme dhe ne kuptohemi mire e të gjitha atributet shkojnë për trajnerin tonë. Juri Kanarsa nuk u dorëzua kurrë me ne, ndonëse kemi gabuar boll. Ai di të na motivojë”, përfundoi 21-vjeçari i ofensivës bardhejeshile.

HILMI SALIU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"