Kamzës i mungon fitorja prej 9 ndeshjesh, trajneri Ahmataj: Me Lushnjën nuk ka favoritë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 20, 2018 | 19:15

Kamzës i mungon fitorja prej 9 ndeshjesh, trajneri Ahmataj: Me Lushnjën nuk ka favoritë

Kamza po lundron në ujëra të turbullta, dhe fitorja i mungon prej 9 takimesh. Tashmë, me trajnerin e ri në stol, Julian Ahmataj, Kamza kërkon fitoren me Lushnjën, por është vetë tekniku i ri që thotë se në këtë takim nuk ka favoritë.

Ahmataj

“Nesër do të jetë një ndeshje e vështirë, për vetë rëndësinë që ka. Mund të quhet padiskutim ndeshja e sezonit për Kamzën, pasi duhet të rikthehemi te fitorja, për të gjetur qetësinë psikologjike, por edhe për të tentuar largimin nga zona e ftohtë. Natyrisht që nuk mund të themi se jemi favoritë, pasi Lushnja ka në favor qetësinë e të luajturit pa objektiv dhe kjo mund të na e komplikojë punën”, u shpreh Ahmataj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"