Kamza zyrtarizon afrimin e parë në merkato, mesfushori brazilian firmos kontratë 1-vjeçare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2017 | 18:17

Kamza zyrtarizon afrimin e parë në merkato, mesfushori brazilian firmos kontratë 1-vjeçare

Kamza ka nisur të lëvizë edhe zyrtarisht në merkaton e verës, pasi dje ka ardhur edhe firma e parë me kamzalinjtë për sezonin e ri në Superiore. Braziliani Bruno Arrabal i është bashkuar skuadrës prej disa ditësh, por vetëm dje palët kanë nënshkruar kontratën e bashkëpunimit mes tyre.

Bruno Arrabal Kamza

Mesfushori ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare me Kamzën dhe pritet që të jetë një përforcim i rëndësishëm për skuadrën e trajnerit Ramadan Ndreu. Pas brazilianit pritet që të firmosin edhe lojtarët e tjerë, kryesisht ata që do të rinovojnë, por edhe futbollistët që drejtuesit kanë vendosur të afrojnë për sezonin e ri në Superiore.

Bruno Arrabal

Bruno Arrabal e mbylli sezonin e fundit në Qipro me Ethnikos Aknas. Kamza që në fillim të merkatos ka pasur si synim afrimin e një mesfushori me tipare mbrojtëse, që të bënte diferencën në kampionatin shqiptar. Pasi e kanë vërejtur për disa ditë në stërvitje, kamzalinjtë janë bindur për cilësitë e brazilianët dhe në fund është gjetur edhe akordi përfundimtar.

Kamza

Gjatë kësaj jave pritet që drejtuesit të mbyllin firmosjen e kontratave të reja si dhe të përfundojnë fazën seleksionuese të aspirantëve për të veshur fanellën e Kamzës në Kategorinë Superiore.

Hyrje-daljet e lojtarëve në provë te kamzalinjtë janë të përditshme. Ky proces ka vijuar edhe dje ku prurje ka pasur edhe nga Mali i Zi. Stafi ka vendosur që të mos firmosë me asnjë lojtar pa e provuar për disa ditë në stërvitje. Duke nisur nga java tjetër pritet që skuadra të grumbullohet dhe me grupin e plotë të nisë fazën intensive përgatitore.

Abdulla Dushku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"