Kamza zhgënjen Kukësin: Nuk luan dot në stadiumin tonë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2018 | 23:37

Kamza zhgënjen Kukësin: Nuk luan dot në stadiumin tonë

Federata dhe klubi i Kukësit njoftuan se ndeshja kundër Teutës do të zhvillohej në Kamzë. Veriorët kanë probleme me impiantin këtë sezon, pasi stadiumi i tyre është amortizuar dhe herë kanë luajtur në Elbasan dhe herë në kryeqttet. Por rasti i djeshëm është gati qesharak. Klubi i Kamzës, nëpërmjet një njoftimi në facebook, ka njoftuar se nuk do të lejojë që Kukësi të luajë aty.

kukesi flamurtari

“Lidhur me faktin se skuadra e Kukesit kërkon të zhvillojë ndeshjet në stadiumin tonë, presidenti Naim Qarri deklaron se nuk ka asnjë shans që Kukësi të zhvillojë ndeshjet në fushën tonë. I bëjmë thirrje drejtuesve kuksianë të gjejnë një tjetër stadium për të zhvilluar ndeshjet e tyre”, njoftonte dje klubi i Kamzës. Për një njoftim të orëve të vona, me shumë gjasë ka dy arsye: ose zyrtarët e klubit kishin dhënë miratimin pa lejen e kryebashkiakut Xhelal Mziu, ose ndryshe ngjan si një mundësi për të rritur “pazarin” dhe për ta detyruar Kukësin që të paguajë më shumë për të përdorur stadiumin. Sido që të jetë, kjo prapaktheu në mesin e natës e kamzalinjve i ka prishur planet Kukësit dhe FSHF-së.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"