Kamza “tris” kundër Partizanit, shkëlqejnë blerjet e reja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2017 | 10:45

Kamza “tris” kundër Partizanit, shkëlqejnë blerjet e reja

Kamza mposht edhe të rinjtë e Partizanit. Skuadra e drejtuar nga Ndreu, veç ngarkesave stërvitore, nuk ka lënë pas dore as ndeshjet testuese. E radhës u zhvillua mbrëmë, ndërsa përballë kishin 19-vjeçarët e akademisë së kuqe. Ky duel u shërbeu ndjeshëm kamzalinjve.

Kamza

Ata ndoqën nga afër jo vetëm blerjet e reja dhe lojtarët në provë, por edhe për të evidentuar ndonjë element nga skuadra mike. Për sa i përket kronikës së ndeshjes, ajo ka qenë e zotëruar pothuajse totalisht gjatë pjesës së parë nga kamzalinjtë ku ka shkëlqyer lojtari i ardhur në provë, Mërgim Neziri dhe duke se ka bindur plotësisht stafin.

erzeni-kamza

Madje ky me një supergol nga rreth 30 metra ka shënuar dhe golin hapës të ndeshjes. Më pas, në fraksionin e dytë, ka dyfishuar vlonjati Hektor Idrizaj, që shënon një gjuajtje të bukur, duke ia kaluar parabël topin portierit Hida.

Kamza

Në të 61-ën, është Daci që ngushton shifrat në 2-1, me një gol të realizuar paralel me vijën fundore. Por në të 82-ën mendon i riu Kejvi Xhafa që t’i vendosë “vulën” rezultatit të kësaj miqësoreje. E veçanta e këtij takimi ishte gjykimi, ku pas një dëmtimi është rikthyer gjyqtari i Superligës shqiptare, Klajdi Kola.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"