Kamza shkërmoqet në Turqi, pëson 4 gola për 15 minuta në miqësoren me ekipin turk

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 8, 2018 | 17:29

Kamza shkërmoqet në Turqi, pëson 4 gola për 15 minuta në miqësoren me ekipin turk

Kamza ka humbur testin e parë miqësor në Turqi, ndaj ekipit vendas të Genclebirligi, me shifrat e thella 4-1. Skuadra e Ndreut e mbylli në barazim pa gola pjesën e parë, por me nisjen e të dytës, pësoi plot katër gola.

gencelbirgikamza

Golat e sfidës u shënuan nga shqiptari që luan për Kosovën, Vedat Muriqi. Sulmuesi e hapi serinë e golave në minutën e 65-të, ndërsa më pas shënoi sërish në të 70-tën. Golin e tretë e shënoi 2 minuta më vonë, ndërsa në të 80-tën kompletoi edhe pokerin personal.

kamza

Vetëm një gol me penallti nga Raçiç në minutën e 90-të, nuk mjaftoi për Kamzën, me ndeshjen që përfundimisht u mbyll në shifrat 4-1.

gencelbirgi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"