Kamza pret Dajën, klubi premton 6 firma të reja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 1, 2017 | 10:01

Kamza pret Dajën, klubi premton 6 firma të reja

Pasi kanë firmosur 4 lojtarët e parë, Arrabal, Zefi, Halilaj, Idrizaj, drejtuesit e skuadrës së Kamzës kanë rinovuar edhe me shtatë lojtarë që ishin pjesë e ekipit sezonin e kaluar. Gjonikaj, Mehmeti, Koleci, Frashëri, Leilis, Lame dhe Rezi ishin ata që vendosën të vazhdojnë me kamzalinjtë.

Kamza stervitje

Ndërkohë që për momentin, vijon të jetë në bisedime me të tjerë lojtarë. Në plan është afrimi i dy futbollistëve të Korabit, Marinaj dhe Prençi, por gjithashtu kërkohen edhe Plaku e Fukui. Nuk janë ndalur për asnjë moment edhe përpjekjet për të arritur marrëveshjen me mesfushorin kryeqytetas Asion Daja, ende nuk mund të flitet për një marrëveshje.

asion daja

Nga ana tjetër, Kamza, në ditët e para të kësaj jave pret edhe 6 firma të tjera, me lojtarë që bisedimet janë mbyllur. Megjithatë ende nuk bëhen me dije emrat e tyre, pa u hedhur më parë firmat mbi kontratë.

Kamza kampion

Por ajo që mësohet është se dy lojtarë një rus dhe një gjeorgjian i janë bashkuar me dëshirën e tyre kamzalinjve, por emrat e tyre nuk janë bërë me dije. Sot ata do të dalin në stërvitje dhe me shumë mundësi do të firmosin. Ndërkohë që është përcaktuar edhe axhenda e fazës përgatitore, e cila do të nisë në datën 5 të këtij muaji.

Abdulla Dushku

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"