Kamza nuk “ngopet” me përforcime, pret edhe 7 lojtarë të tjerë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 19, 2017 | 15:59

Kamza nuk “ngopet” me përforcime, pret edhe 7 lojtarë të tjerë

Merkatoja e Kamzës mbetet e hapur. Edhe pse janë afruar 9 lojtarë deri më tani, të tjerë futbollistë pritet që të vihen nën urdhrat e Ramadan Ndreut. Përforcimi i kontingjentit ka vetëm një qëllim: mbijetesën në Kategorinë Superiore. Një grup prej 18 lojtarësh gjendet aktualisht për një minifazë në Maqedoni, por që organika të jetë e plotë mund të afrohen edhe 7 të tjerë.

Kamza

Prioritet mbetet sulmi, repart që nuk është kompletuar ende. Kamza do të ketë financa të sigurta, pasi, veç dyshes Mziu-Qarri, 5-6 sponsorë të tjerë mund të afrohen në ekip. Ata do të japin kontributin e tyre për të bërë blerjet e fundit, por edhe për përballimin me sukses të sezonit 2017-2018. Përveç merkatos, është punuar edhe për infrastrukturën.

Stadiumi i Kamzës është thuajse gati, ndërsa me ndërhyrjet e fundit po plotëson që të gjitha kriteret e vendosura nga Federata Shqiptare e Futbollit. Ky lloj serioziteti që kryebashkiaku Mziu po tregon, me interesimin e tij për të pasur një ambient sportiv cilësor, vjen me synimin për një pjesëmarrje sa më të gjerë të tifozëve në stadium. Klubi po ndërmerr një tjetër hap, ndërsa për ata persona me aftësi të kufizuara, jo vetëm do të krijohet një ambient i posaçëm, por edhe hyrja do të jetë falas.

ABDULLA DUSHKU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"