Kamza nuk kërkon të nëpërkëmbet: Mos u çudisni për Vllazninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2018 | 14:46

Kamza nuk kërkon të nëpërkëmbet: Mos u çudisni për Vllazninë

Një deklaratë interesante ka ardhur nga klubi i Kamzës. Ata pretendojnë se të gjithë po qajnë për Vllazninë, por harrojnë se ata janë me meritë aty. Madje faqja zyrtare ka gjetur dhe problemin e shkodranëve, duke theksuar se kishin një problem menaxhimi.

kamza

Kjo thirrje ka ardhur si pasojë e zërave që duan që Vllaznia të shpëtojë. Klubi i Kamzës thekson se nuk është çudi që shkodranët gjenden në atë pozicion. Ja deklarata e plotë:

Shikojme ne media vajtime dhe thirrje te ndryshme per Vllaznine.
Jemi edhe ne ne keqardhje per nje skuader me tradita ne futbollin tone, por qe gara e tille eshte, kush gabon ndeshkohet!
Gabimet e Vllaznise ne menaxhim nuk mbulohen me propoganda mediatike. Megjithate nuk jemi ketu per te analizuar Vllaznine. Shkodranet aty na kishin, ne sheshin e burrave ne mes te “Loro Boricit”, por e pa e gjithe Shqiperia se nuk na mundi dot ne fushen e blerte. E kur s’na mundi ne fushen e blerte, padyshim s’mund te na mundi ne media apo me ane te thirrjeve te deshperuara per kundershtaret tane.
Kamza eshte me merite ne keto pozita dhe pa dhurata si ndonje rival. Ndaj dhe opinioni sportiv mos beje te çuditurin per Vllaznine ne keto momente, kur kjo situate eshte e paralajmeruar prej kohesh.
KF Kamza fton te gjithe tifozat ne perkrahje te skuadres dhe te jeni te bindur te gjithe se do te triumfojme serish!
Para KAMZA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"