Kamza nuk i lëshon “heronjtë”, por asnjë rinovim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 11, 2018 | 11:22

Kamza nuk i lëshon “heronjtë”, por asnjë rinovim

Kamza arriti të mbijetonte me sukses në Superiore në përfundim të sezonit të shkuar, kjo falë ndërtimit që drejtuesit i bënë skuadrës në fillim të kampionatit. Pjesa dërrmuese e lojtarëve lanë gjurmë dhe për këtë arsye ata lakmohen nga disa klube të ndryshme të Superiores, por edhe nga “Vala Superliga” në Kosovë.

kamza

Pas emërimit të trajnerit të ri, italianit Pietro Vierkovud, te Kamza ka nisur një tjetër betejë, ajo për të mbajtur lojtarët që shkëlqyen gjatë sezonit të mbijetesës, si Sebino Plaku, Erlis Frashëri, Bruno Arrabal, Xhuljo Mehmeti, Vangjeli, Zguro e ndonjë tjetër, që kanë nisur të joshen nga klube të tjera. Mirëpo, drejtuesit e kanë bërë të qartë se asnjë nuk do të largohet pa lejen e klubit. Kjo vlen deri më 30 qershor, pasi shumë prej lojtarëve përfundojnë kontratat sezonale në këtë datë. Por, natyrshëm lind pyetja se çfarë do bëhet pas skadencës së kësaj date? Sipas presidentit Qarri, asnjë prej futbollistëve nuk mund të shkëputet pa lejen e Kamzës. Tashmë drejtuesit e Kamzës po mendojnë më të mirën e mundshme për t’i mbajtur këta futbollistë, që kishin dhe peshën kryesore të suksesit duke arritur mbijetesën.

kamzaaa

Por, për t’i bindur ata që të rinovojnë, duhet të fitojnë edhe betejën e shifrave me klubet që i kërkojnë. Drejtuesit e Kamzës kanë plane të mëdha për edicionin e ri, pasi nën drejtimin e trajnerit Pietro Vierkovud synojnë përfaqësimin në Kupat e Europës. Që të realizohet ky synim, duhet që drejtuesit të jenë shumë aktivë dhe të kujdesshëm në merkato, ku si fillim duhet ruajtur baza e skuadrës. A

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"