Kamza nuk has vështirësi ndaj Ilirisë, në turin tjetër të Kupës ndaj Teutës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2017 | 17:49

Kamza nuk has vështirësi ndaj Ilirisë, në turin tjetër të Kupës ndaj Teutës

Kamza dhe Iliria kanë zhvilluar sot ndeshjen e kthimit në Kupën e Shqipërisë, e vlefshme për turin e parë. Pas fitores 0-2 në ndeshjen e parë në Fushë-Krujë, të besuarit e Ramadan Ndreut fituan me lehtësi sot takimin e dytë me shifrat 5-1.

kamza iliria

Xhuljo Mehmeti shënoi golin e parë në minutën e 28, ndërkohë që Erlis Frashëri dyfishoi në minutën e 37. Në të 40-n Mumajesi gjeti golin e tretë, por Ikonomi ngushtoi diferencën 2 minuta më vonë. Pjesa e parë u mbyll dhe me një gol tjetër të realizuar nga Rezi në minutën e 45-të. Në pjesën e dytë ishte sërish Rezi që shënoi golin e fundit në minutën e 52-të.

Kamza u kualifikua për në fazën e 16 skuadrave më të mira të kompeticionit, aty ku do të përballet me skuadrën e Teutës. Tashmë ka mbetur për t’u zhvilluar vetëm ndeshja e kthimit mes Mamurrasit dhe Skënderbeut që të mbyllet turi i parë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"