Kamza nuk e bën dramë humbjen me Luftëtarin, presidenti Qarri karikon lojtarët me premio për Kupën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2017 | 17:54

Kamza nuk e bën dramë humbjen me Luftëtarin, presidenti Qarri karikon lojtarët me premio për Kupën

Stafi teknik dhe drejtuesit e Kamzës kanë zhvilluar dje një analizë për ndeshjen e humbur ndaj Luftëtarit. Trajneri Ndreu dhe presidenti Qarri nuk e kanë bërë dramë faktin se skuadra u mund në shtëpi, por kanë përqendruar vëmendjen te ndeshja e radhës ndaj Teutës, që do të luhet në Durrës nesër, në orën 13:00, e vlefshme për Kupën e Shqipërisë.

kamza

Takimi i parë në Kamzë ka përfunduar 1-1 dhe gjithçka mbetet e hapur për kualifikimin. Analiza ka zgjatur rreth 40 minuta. “Kjo humbje nuk pritje. Krijuam vetëm një rast goli, ndërsa ata u treguan finokë dhe na bënë presion duke na goditur pikërisht në fundin e takimit. Këto janë gjëra që ndodhin në futboll dhe duhet të shikojmë përpara”, ka thënë Ndreu para skuadrës.

Më pas presidenti Qarri u ka thënë lojtarëve dhe stafit teknik që të harrohet humbja e fundit, pasi skuadra nuk është për t’u shpallur kampion, por të qëndrojë me këmbë në tokë. “Ajo që iku nuk kthehet më, tani duhet të synojmë kualifikimin në Kupë. Do të keni një premio të majme nëse skuadra kualifikohet”, është shprehur Qarri. Më pas skuadra ka dalë në fushë për të zhvilluar seancën stërvitore të radhës.

Bruno Arrabal Kamza

ARRABAL – Në sfidën që Kamza do të zhvillojë të shtunën për kampionat ndaj Vllaznisë, do t’i mungojë mesfushori Bruno Arrabal, i cili u ndëshkua me kartonin e katër të verdhë kundër Luftëtarit. Kjo deri tani është një prej mungesave të konfirmuara, por Arrabal do të luajë nesër në Kupë ndaj Teutës.

A.Dushku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"