Kamza nuk do që të ndalet, kërkon “tris” ndaj Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2018 | 12:00

Kamza nuk do që të ndalet, kërkon “tris” ndaj Skënderbeut

Kamza synon që të bëjë “tris” me Skënderbeun.

Skuadra e drejtuar nga Ramazan Ndreu pa dyshim mund të konsiderohet si surpriza e këtij sezoni, ku, përtej rezultateve të mira që kanë marrë në 19 javë, janë e vetmja skuadër, e cila ka i ndalur korçarët në të dyja fazat.

shameti kukesi kamza

Kryesuesit e Kategorisë Superiore janë mposhtur 2 herë dhe numërojnë 4 barazime, por ajo që bie në sy, është fakti që vetëm ndaj Kamzës kanë humbur 4 pikë.

Në javën e 2-të dhe të 11-ën, kamzalinjtë kanë siguruar dy barazime me shifrat 1-1 ndaj bardhekuqve. Këta të fundit kanë humbur me Luftëtarin dhe Laçin, megjithatë zyrtarisht i vetmi ekip që ka mundur që ta “stopojë” dy herë deri në këtë fazë të kampionit.

Kamza-Skenderbeu

Pas fitores që morën së fundi, skuadra e vendit të 4-t ka moralin e duhur për të tentuar vazhdimësi. Të kënaqur mund të ishin edhe me një pikë, megjithatë në Kamzë besojnë se mund të marrin edhe më shumë, ndoshta duke shfrytëzuar edhe moralin në rënie pas kërkesës për pezullim me 10 vite nga arena europiane.

Kamzalinjtë sakaq kanë vijuar përgatitjet intensive edhe dje. Veç ngarkesave, skuadra ka marrë edhe porosi të shumta nga stafi teknik, i cili pret vazhdimësi. Ndreu nuk do ta ketë të plotë grupin në këtë takim. Masato Fukui u ndëshkua me të verdhë ndaj Kukësit dhe për pasojë është i pezulluar. Japonezi humb kësisoj ndeshjen ndaj ish-skuadrës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"