Kamza nis riorganizimin, trajneri një mister

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2018 | 10:10

Kamza nis riorganizimin, trajneri një mister

Klubi ka njoftuar në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook” se do të nisë përgatitjen ditën e hënë. Sipas të gjitha gjasave italiani Pietro Vierkovud nuk do të jetë pjesë e Kamzës, pasi ata njoftojnë se trajneri i ri do të vendoset brenda kësaj jave. Ky është njoftimi i plotë i klubit:

kamza

Ekipi do te nis stervitjen diten e hene 09.07.2018, ne kuader te pergatitjeve per sezonin e ri 2018-2019.
Te pranishem do te jene te gjithe lojtaret nenkontrat, por sigurisht do te kete edhe prurje te reja qe do te testohen nga ana e stafit teknik.
Trajneri i ri do te vendoset brenda kesaj jave dhe do te behet publik per mediat dhe opinionin sportiv shume shpejte.

KF Kamza

kamza

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"