Kamza në udhëkryq, situatë e vështirë për sezonin e ri. Asnjë rinovim dhe vetëm largime

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 18, 2018 | 16:41

Kamza në udhëkryq, situatë e vështirë për sezonin e ri. Asnjë rinovim dhe vetëm largime

Pasi siguroi mbijetesën në Kategorinë Superiore, Kamza ende nuk ka nisur nga puna për sezonin e ri futbollistik. Edhe pse ka vendosur të zyrtarizojë trajnerin, që është një emër i madh i futbollit botëror si Vierkovud, nga kryeqytetasit për momentin ka vetëm largime. Emra, si Plaku, Zguro, Raçiç, por edhe Kuqi nuk do të jenë më pjesë e ekipit të sezonit të ardhshëm, ndërkohë që mungojnë edhe rinovimet me lojtarët, të cilët kanë shprehur dëshirën për të vazhduar aventurën me skuadrën.

kamza

Nga ana e tyre, drejtues të klubit kanë bërë me dije se përgatitjet do të nisin në muajin korrik, por ende nuk ka një datë të saktë, ashtu siç nuk ka diçka konkrete për fazën përgatitore. Gjasat janë që skuadra të stërvitet brenda vendit, ndërkohë që edhe merkato do të jetë e fokusuar pikërisht në Kategorinë Superiore, por pse jo edhe duke afruar ndonjë element nga Kategoria e Parë. Gjithsesi, edhe në këtë drejtim emrat mungojnë. Të gjithë futbollistët për momentin janë pushim dhe presin një telefonatë nga ana e drejtuesve të klubit, për të mësuar datën e grumbullimit.

Në momentin që do të nisin edhe stërvitjet, drejtuesit duhet të firmosin zyrtarisht edhe me trajnerin Vierkovud, pasi akordi në parim është arritur. Italiani ishte pak javë më parë në vendin tonë dhe pati një takim me kryebashkiakun Mziu, presidentin Qarri dhe disa prej futbollistëve.

A.Dushku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"