Kamza në hall, mesfushori Hair Zeqiri kërkon “divorcin”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2018 | 14:52

Kamza në hall, mesfushori Hair Zeqiri kërkon “divorcin”

Pas largimit të mbrojtësit Ivan Fushtar, një tjetër futbollist kërkon të “divorcet” me Kamzën. Bëhet fjalë për mesfushorin Hair Zeqiri. “Supersport” raporton se vlonjati ka kërkuar largimin nga klubi kryeqytetas, duke e arsyetuar këtë me një dëmtim.

Hair-Zeqiri

Kur ka mbetur edhe 1 javë kohë nga mbylla e merkatos, përveç një qendërmbrojtësi, Kamza tashmë duhet të kërkojë edhe për mesfushor qendre.

Mendohej se eksperienca e Zeqirit do e ndihmonte skuadrën e Ndreut për të përmbushur objektivat, por ja që gjerat nuk kanë shkuar ashtu siç pritej. Nuk dihet nëse 29-vjeçari, dëmtimin e ka nxjerrë si pretekst, apo drejt ti ka mbërritur ndonjë ofertë joshëse.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"