Kamza në formë para Luftëtarit, mesfushori Ymeraj: I mundim gjirokastritët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 10, 2017 | 10:42

Kamza në formë para Luftëtarit, mesfushori Ymeraj: I mundim gjirokastritët

Kamza u ka dhënë dorën e fundit përgatitjeve për ndeshjen ndaj Luftëtarit dje në drekë. Seanca e fundit ka qenë më shumë taktike dhe ka zgjatur rreth 1 orë. Situata në skuadër është optimiste dhe të gjithë janë të bindur për një tjetër fitore ndaj ekipit gjirokastrit.

kamza kukesi plaku1

Në bisedën për “Panorama Sport”, një nga zbulimet e këtij sezoni, mesfushori Ersil Ymeraj, thekson se skuadra gjirokastrite duhet vlerësuar në maksimum. “E vlerësojmë ekipin e Luftëtarit, i cili ka në përbërje lojtarë cilësorë, por edhe ne nuk mbetemi prapa. Jemi përgatitur për fitore, pasi në fushën tonë nuk na lejohet hapi fals”, theksoi Ymeraj.

ymeraj

Duke vijuar më tej, mesfushori foli edhe për momentin e mirë që po kalon me Kamzën. “Unë gjithnjë kam pasur si synim ngritjen time dhe formimin profesional me aktivizimin në Superiore. Tani besoj se ia kam arritur qëllimit, duke u bërë një lojtar titullar te Kamza. Shpresoj që kjo përvojë që kam marrë të më motivojë më shumë për të ardhmen. Qëndrimi pranë Plakut, Fukuit, Fushtarit e Raçicit të bën që të përvetësosh nga mënyrat e tyre si në përdorimin e topit dhe në shpërndarjen e pasimeve”, tregon 23-vjeçari shkodran, i cili luan sezonin e tij të katërt te Kamza. Në të kaluarën është aktivizuar vetëm me Veleçikun në Kategorinë e Parë.

A.Dushku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"