Kamza në “ajër”, trajneri italian mund të mos vijë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2018 | 16:59

Kamza në “ajër”, trajneri italian mund të mos vijë

Kamza duket krejtësisht e shpërbërë kur duhet edhe një muaj e gjysmë për të startuar kampionati i sezonit 2017-2018. Edhe pse klubi pretendon se disa prej lojtarëve janë nën kontratë, ende nuk ka një konfirmim nga palët për vazhdimin e bashkëpunimit edhe për sezonin tjetër. Drejtuesit nuk kanë konfirmuar se kur do të nisë përgatitjet ekipi, ndërsa u fol për fillimin e këtij muaji.

vierkovud

Mungesa e lëvizjeve konkrete mësohet se ka krijuar një klimë jo të mirë dhe mosbesim për të ardhmen. Gjithsesi, presidenti Naim Qarri ka garantuar një Kamzë dinjitoze për sezonin e ri dhe hapi i parë u hodh me emërimin e trajnerit italian, Pietro Vierkovud. Fakt është se ky i fundit nuk ka firmosur ende marrëveshjen dhe nuk është çudi që akordi i arritur në muajin e kaluar të prishet. Italiani ua ka bërë të qartë drejtuesve se çfarë duhet të bëjnë sa i përket merkatos, por që prej takimit të fundit të tij me Qarrin dhe kryebashkiakun Mziu, Kamza njeh vetëm largime.

Boshti i skuadrës nuk ekziston më, kështu që klubi duhet të ndërhyj sa më shpejt për të ndalur të paktën largimet e tjera. Disa nga lojtarët që mbyllën sezonin kanë kërkuar letrat në klub, pasi kanë oferta konkrete nga ekipe të tjera të Superiores, por jo vetëm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"