Kamza me probleme para sfidës me Laçin, trajneri Ndreu i njeh mirë kurbinasit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2017 | 19:15

Kamza me probleme para sfidës me Laçin, trajneri Ndreu i njeh mirë kurbinasit

Kamza kërkon të kthehet tek ecuria e rezultateve pozitive, të cilat u ndërprenë në Vlorë. Të hënën Kamzën e pret transferta e Laçit, por skuadra ka probleme të shumta para kësaj sfide. Ndonëse luajnë një transfertë mjaft të vështirë në Laç, por skuadra e trajnerit Ndreut nuk është se i druhet kundërshtarit se sa mungesës së disa lojtarëve.

Arrbal Kamza

Problem për stafin teknik mbetet forma e disa futbollistëve, pasi ekipi nuk ka qenë asnjëherë i plotë në këtë fillimsezoni. Pas ndeshjes së luajtur në Vlorë kundër Flamurtarit, kanë dalë në pah shumë probleme te kamzalinjtë, duke krijuar një alarm mungesash për Laçin. Trajneri Ndreu nuk do të ketë të gatshëm portierin Halilaj dhe mbrojtësin Idrizaj që dëmtuan në Vlorë, po ashtu edhe sulmuesi Stevan Raçiç nuk është rikuperuar plotësisht. Kapiteni i skuadrës Sebino Plaku dhe mesfushori Argent Mustafa janë drejt rikuperimit të plotë dhe ka gjasa që të aktivizohen ndaj Laçit.

Për këtë sfidë rikthehet edhe mbrojtë- si Neziri, që mungoi ndaj Flamurtarit për arsye kartonësh. Përpos problemeve, optimizmi te kamzalinjtë është i madh, pasi besojnë se do t’ia dalin me sukses ndaj kurbinasve.

ISH-ët

Takimi Laçi-Kamza është edhe një përballje ish-ësh. Te Kamza bëjnë pjesë disa “ish” bardhezinj, duke nisur nga trajneri Ramadan Ndreu e për të kaluar tek Alfred Zefi e Argent Mustafa që kanë luajtur më parë për ekipin kurbinas. Gjithashtu në këtë grupim lojtarësh përfshihet edhe Plaku, që gjatë vitit 2005 për disa muaj ka veshur fanellën e Laçit. Ndërsa te kurbinasit ndodhet vetëm një ish-lojtar i Kamzës, Eglentin Gjoni.

Abdulla Dushku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"