Kamza me mungesë të rëndësishme, ndaj Skënderbeut pritet të paguhet gjoba për Frashërin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 10, 2018 | 16:32

Kamza me mungesë të rëndësishme, ndaj Skënderbeut pritet të paguhet gjoba për Frashërin

Kamza ka dalë me pasoja nga përballja e fundit me Kukësin në shtëpi. Përveç humbjes në fushë, në shifrat 0-1 për verilindorët, kamzalinjtë kanë humbur edhe mesfushorin Bruno Arrabal për transfertën e Korçës. Braziliani, me kartonin e marrë në këtë takim, do të mungojë ndaj Skënderbeut, pasi ka plotësuar numrin katër të kartonëve të verdhë.

kamza fukui plaku

Një mungesë e rëndësishme për Kamzën, duke parë edhe rolin dhe lojën që ka zhvilluar braziliani në këtë edicion. Në dy javët e fundit, Kamza ka vuajtur mungesën e Elis Frashërit, i cili pas ndeshjes në Laç u pezullua me katër ndeshje nga Komisioni i Disiplinës.

Ndaj Kukësit, mbrojtësi korçar shleu gjysmën e dënimit dhe tani klubit i lind e drejta që ta kthejë Frashërin në fushim duke e paguar gjobën për dy ndeshjet e mbetura. Gjasat janë që Kamza do të paguajë për rikthimin e Frashërit ndaj Skënderbeut.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"