Kamza “mbretëresha” e merkatos, firmos edhe ish-mbrojtësi i Flamurtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2017 | 15:37

Kamza “mbretëresha” e merkatos, firmos edhe ish-mbrojtësi i Flamurtarit

Kamza nuk di të ndalet. Projekti i drejtuesve të klubit po merr forma dita-ditës. Pas Argent Halilit, Hektor Idrizajt, Bruno Arrabal, Masato Fukuit, Alfred Zefit, dje kanë ardhur firmat e radhës. Në mesditë u zyrtarizua Argjent Mustafa, ish-lojtar i Partizanit dhe Tiranës, por në mbrëmje u mbyll marrëveshja edhe me Ivan Fushtar.

Fustar

“Shkes” për të u fut portieri vlonjat, i cili e ka patur në skuadrën e tij kur luante me Flamurtarin. Ai dje është paraqitur si titullar në ndeshjen me të rinjtë e Partizanit duke luajtur në rolin e qendërmbrojtësit dhe ka treguar edhe nivel të mirë. 27-vjeçari pas largimit nga Vlora u rikthye në Kroaci, aty ku veshi fanellën e RNK Split.

Mustafa

Karriera e tij do të vijojë te Kamza, ku pasi arriti akordin financiar, mbylli edhe marrëveshjen kontraktuale. Drejtuesit janë në bisedime edhe me lojtarë të tjerë janë shumë pranë akordit. I tillë është kosovari tjetër, Mërgim Neziri. Ai u aktivizua në miqë- soren e djeshme, madje realizoi dhe një supergol nga rreth 30 metra.

Kamza Xhelal Mziu

Por objektivi tjetër është një tjetër Argjend, por këtë herë Malaj. Këto ditë pranë ekipit kanë zbritur për periudhë prove edhe lojtarë të tjerë të rinj si Mumajesi, Syziu, Xhafa dhe Rami. Pra, nga drejtuesit e Kamzës si dhe nga stafi teknik i saj po punohet intensivisht për të kompletuar ekipin në çdo pozicion, madje nga dy lojtarë për çdo rol, në mënyrë që të rritet edhe konkurrenca brenda grupit.

Abdulla Dushku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"