Kamza mban pezull 15 lojtarë, e ardhmja është një “rebus”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2018 | 17:18

Kamza mban pezull 15 lojtarë, e ardhmja është një “rebus”

Kamza ka “blinduar” vetëm 3 lojtarë për sezonin e ri, konkretisht Ymerin, Idrizajn e Mehmetin. Megjithatë, kaq janë shumë pak për të nisur seancat stërvitore. Mendohet që ditët e ardhshme do të përcaktojnë njëherë e mirë edhe fatin e 15 lojtarëve të tjerë, të cilët janë në pritje të sinjalit të drejtuesve për t’iu bashkuar ose jo skuadrës. Këtë javë pritet që të mbyllen edhe pushimet, ndaj të gjithë futbollistët janë me “telefon” në dorë.

kamzaaa

Ermir Rezi, Fabio Gjonikaj, Ilir Avdyli, Leonardo Da Silva Leilis, Taulant Kuqi, Igor Çukoviç, Armando Rami, Erlis Frashëri, Bruno Arrabal, Alfred Zefi, Argjend Malaj, Demir Imeri, Anxhelo Mumajesi dhe Masato Fukui, janë ata që kanë mbetur pezull. Ndërkohë që ka pasur edhe rrjedhje nga skuadra e vitit të kaluar, ku tre më të mirët u zhvendosën në Kukës (Plaku, Zguro e Fili). Por ka edhe ata si Stefan Raçiç e Besnik Syziu, që ka shumë pak shanse, për të mos thënë aspak, që të rikthehen. Drejtuesit ende nuk kanë vendosur për ditën se kur skuadra do të nisë përgatitjet e sezonit të ri.

Që pas ardhjes së trajnerit Vierkovud dhe konfirmimit të tij në stol, ata nuk janë bërë të gjallë, veçse në biseda thuhet se do të jetë një skuadër e pretendimeve për një vend në Kupat e Europës. Gjithsesi, mbetet për t’u parë se çfarë zhvillimesh konkrete do të ketë javën e ardhshme.

Abdulla Dushku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"