Kamza ia nis nga mbrojta, në bisedime me ish-kapitenin e Luftëtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2018 | 17:33

Kamza ia nis nga mbrojta, në bisedime me ish-kapitenin e Luftëtarit

Kamza e sezonit të ri mbetet një enigmë për t’u zbuluar, pasi për momentin ekipi ka nevojë për afrime në çdo hallkë, duke filluar nga trajneri dhe me radhë futbollistët. Përveç pasuesit të Julian Ahmatajt që mbylli sezonin e fundit si trajner, kamzalinjtë presin edhe shumë përforcime, pasi kërkesat janë për 13 futbollistë.

beqiri hallaci kukesi luftetari

Drejtuesit e Kamzës prej ditësh e kanë intensifikuar punën për plotësimin e skuadrës, e cila nesër pritet që të nisë punën për sezonin e ri. Burime të merkatos bëjnë me dije se Kamza ka hyrë në bisedime me ish-kapitenin e Luftëtarit, Orjad Beqiri. Vlonjati është një lojtar me eksperiencë dhe do të ishte një afrim me vlerë për repartin e mbrojtjes.

beqiri

Kamzalinjtë kanë qenë të lidhur në dy sezonet e fundit me vlonjatët, ndaj shpresohet që Beqiri të japë kontributin e tij te kamzalinjtë në sezonin e ri në Kategorinë Superiore. Por, përveç afrimit të lojtarëve me eksperiencë, në lupën e drejtuesve janë edhe elementët e rinj, të cilët mund të promovohen te Kamza.

Te ky grup të rinjsh bën pjesë edhe sulmuesi Rigers Balliu. 18-vjeçari i lindur në Kamzë është nxënës i Shkollës Kombëtare të Futbollit “Loro Boriçi” dhe është pjesë e të rinjve të skuadrës së kësaj shkolle, Shkëndija. Mësohet se drejtuesit e klubit i kanë kryer bisedimet me lojtarin dhe prindërit e tij dhe parimisht është gjetur akordi që Balliu t’i bashkohet ekipit, ndonëse fjalën e fundit do ta thotë stafi i ri teknik, i cili pritet që t’i marrë në provë të gjithë futbollistët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"