Kamza humbet Kuqin për Kukësin, mungon edhe Frashëri

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Prill 4, 2018 | 21:13

Kamza humbet Kuqin për Kukësin, mungon edhe Frashëri

Kamza e tri fazave të para të luajtura në Superiore ka treguar oshilacione, të cilat aktualisht e kanë rritur alarmin e rënies në Kategorinë e Parë. Për të siguruar objektivin që kishin në fillim të sezonit, skuadrës së trajnerit Ramadan Ndreu i lind për detyrë që të ruajë pozicion që mban aktualisht. Ndaj, nëntë ndeshjet e fazës së katërt shikohen si finalet për kamzalinjtë. Përpos kalendarit që nuk i favorizon, pasi me rivalët direktë, Teuta dhe Vllaznia, luajnë në transfertë, ekipi aktualisht ka probleme me mbrojtjen.

kamza

Në derbin ndaj Partizanit ra në sy “anemia” në krahun e djathtë, pasi trajneri Ndreu nuk kishte në dispozicion dy lojtarët që kanë bërë mirë në këtë sezon, Erlis Frashëri dhe Hektor Idrizaj. Gjasat janë që këto mungesa të jenë edhe për ndeshjen e së dielës me Kukësin. Frashëri është mungesë e sigurt, pasi ai është i pezulluar. Mbrojtësi korçar u dënua me katër ndeshje pezullim nga Disiplina pas ndeshjes me Laçin dhe me Kukësin i bie që të shlyejë gjysmën e dënimit. Më pas, pjesën tjetër ta shlyejë me gjobë. Idrizaj mungoi ndaj të kuqve se ishte i dëmtuar dhe po bëhet e pamundura që të rikuperohet për Kukësin.

Por, problem mbetet edhe qendra e mbrojtjes, pasi në derbi kamazalinjtë humbën Taulant Kuqin, i cili u ndëshkua me karton të verdhë. Vlonjati ka plotësuar numrin katër dhe është i pezulluar për të dielën. Ka shumë mundësi që ndaj kuksianëve të kthehet si titullar braziliani Lelis, i cili pritet të luajë pranë Çukoviçit. Rezultati pozitiv në shtëpi ndaj Kukësit do të ishte një sinjal shprese për mbijetesën e të besuarve të trajnerit Ndreu në Superiore.





www.minuta90.com