Kamza gjen mbrojtës, në bisedime me shokun e Dallkut te Vorskla

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2018 | 10:46

Kamza gjen mbrojtës, në bisedime me shokun e Dallkut te Vorskla

Pas largimit të kroatit Ivan Fushtar, Kamza mbetet në kërkim të gjetjes së një qendërmbrojtësi.

Drejtuesit e klubit kanë hyrë në bisedime me disa lojtarë, me shpresën që, deri në mbyllje të afatit të lejuar të kësaj merkatoje, të kenë gjetur mbrojtësin e duhur. Së fundmi, në skenë ka dalë ukrainasi Jevhen Tkaçuk.

Fushtar-470x312

“Panorama Sport” zbulon nga burime pranë klubit të Kamzës se i është bërë ofertë konkrete 26-vjeçarit dhe pritet një përgjigje zyrtare. Ukrainasi 1.92 metra i gjatë shihet si pasardhësi i Ivan Fushtar.

Njëkohësisht Kamza ka qenë në bisedime me qendërmbrojtësin kroat, Davor Rogac, por ky i fundit ka kthyer një përgjigje negative, pasi nuk ka arritur të prishë marrëveshjen me klubin qipriot, Ethnikos Aknas.

tkacuk

Tkaçuk është një lojtar me eksperiencë në futbollin ukrainas, ku ka luajtur me skuadra elitare. Për një kohë të gjatë, mbrojtësi ka qenë shok skuadre me ish-mbrojtësin e Kombëtares, Armend Dallku, në radhët e Vorskla Poltavës.

Gjithashtu, Jevhen Tkaçuk ka qenë edhe pjesë e kombëtares ukrainase U-21, me të cilën ka luajtur dhe tri ndeshje. Mbetet për t’u parë se cili do të jetë përfundimi i kësaj tratative merkatoje nga klubi kamzali.

Nën urdhrat e trajnerit Ramadan Ndreu është vënë edhe mesfushori shkodran Soni Hoti. 20-vjeçari vjen nga radhët e Vllaznisë B, me të cilën ka luajtur 2 ndeshje në pjesën e parë të këtij sezoni.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"