Kamza gati 6 afrime, një qendërmbrojtës danez dhe 2 futbollistë nga Kongo në planet e trajnerit Devolli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 16, 2018 | 15:41

Kamza gati 6 afrime, një qendërmbrojtës danez dhe 2 futbollistë nga Kongo në planet e trajnerit Devolli

Kamza e sezonit të ri po merr formë gradualisht. Deri më tani, të sigurt nga klubi konsiderohen 12 futbollistë, të cilët janë nën kontratë. “Panorama Sport” mëson se drejtuesit e klubit janë në bisedime me gjashtë futbollistë, të cilët shumë shpejt do të hedhin firmën.

kamzaa

Gazeta zbulon se bëhet fjalë për një qendërmbrojtës danez, si dhe dy sulmues nga Kongo. Gjithashtu, në projekt janë edhe tre lojtarë nga Superliga e Kosovës. Bëhet fjalë për mesfushorë krahu dhe qendre. Ndërkohë, prej disa ditësh, trajneri Bledar Devolli po teston disa lojtarë që janë afruar për provë te Kamza.

Kjo javë do të jetë vendimtare në hartimin e listës përfundimtare përpara se skuadra të nisë fazën përgatitore. Pritet që për dy javë skuadra të grumbullohet në Pogradec ose jashtë vendit, pikërisht në Ohër të Maqedonisë.

Deri më tani, nga lojtarët që janë testuar, duket se Devollin e kanë bindur disa prej tyre. Bëhet fjalë për Majkëll Peçin, Xhulio Turhanin, Albi Koldashin, Klevis Sadikun, Kristi Koten, Rigers Balliun dhe italianin Klaudio Bonani. Ky i fundit luan si mbrojtës i majtë dhe është produkt i akademisë së Milanit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"