Kamza fuqishëm në merkato, prezantohen 4 futbollistët e rinj dhe përgatitësi atletik italian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 1, 2017 | 15:28

Kamza fuqishëm në merkato, prezantohen 4 futbollistët e rinj dhe përgatitësi atletik italian

Skuadra e Kamzës e cila do të marrë pjesë këtë sezon në Kategorinë Superiore ka zyrtarizuar ditën e sotme 4 futbollistë të rinj si dhe një përgatitës atletik italian të quajtur Luka Guerra.

Kamza 2017

Argent Halilaj, Bruno Arrabal, Alfred Zefi dhe Hektor Idrizaj janë 4 prurjet e reja të cilët u prezantuan ditën e sotme në ambjentet e klubit në praninë e kryebashkiakut Xhelal Mziu.

Kamza Xhelal Mziu

Drejtuesit e Kamzës bëjnë me dije se nuk do të ndalen këtu dhe gjatë këtyre ditëve po vijojnë bisedimet edhe me lojtarët të tjerë të cilët do ti bashkohen skuadrës për të plotësuar kërkesat e trajnerit Ndreu.

Kamza Superiore

Gjatë prezantimit të futbollistëve, kryebashkiaku Mziu premtoi që Kamza këtë vit do të jetë ekip konkurrues në Kategorinë Superiore si dhe u shpreh i kënaqur me blerjet e reja.

Kamza Ndreu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"