Kamza frymëzohet nga fitorja e fazës së parë, merr “masa” për yjet e Luftëtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 5, 2018 | 9:47

Kamza frymëzohet nga fitorja e fazës së parë, merr “masa” për yjet e Luftëtarit

Kamza ka udhëtuar dje drejt Gjirokastrës, me besimin se mund t’ia dalë sërish në transfertë ndaj Luftëtarit. Frymëzimi i kamzalinjve është ajo ndeshje e luajtur në fazën e parë, ku arritën të fitonin në frymën e fundit pas një penalltie të kthyer në gol nga Stevan Raçiç.

Racic

Mirëpo, sot sulmuesi serb, si dhe mbrojtësi Hektor Idrizaj, nuk do të jenë në dispozicion të trajnerit Ramadan Ndreu. Raçiç ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë, ndërsa vlonjati u dëmtua ndaj Teutës dhe e ka të pamundur për të qenë i gatshëm sot në Gjirokastër.

Gjatë këtyre tri ditëve, trajneri Ndreu ka punuar shumë, veçanërisht me krahët e mbrojtjes. Duke ditur se përballë do të ketë një nga sulmet më të frikshme të kampionatit, me lojtarë si Bregu dhe Abazaj, detyrë shumë e vështirë mbetet për mbrojtësit Frashëri dhe Zguro, të cilët do të jenë markuesit kryesorë të bluzinjve.

ramadan ndreu

Zguro e njeh mirë lojën e Luftëtarit dhe veçanërisht Abazajn, pasi deri në dhjetor ka qenë pjesë e gjirokastritëve. Edhe një pikë ndaj Luftëtarit do të linte të kënaqur kamzalinjtë, të cilët duhet të luftojnë fort ndaj një kundërshtari, i cili ka 10 takime radhazi që nuk njeh humbje në kampionat. Lajm i mirë për trajnerin Ndreu është rikthimi i mesfushorit Mehmeti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"