Kamza fiton në miqësore, vendos goli i një gjeorgjiani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 3, 2017 | 11:12

Kamza fiton në miqësore, vendos goli i një gjeorgjiani

Në një ndeshje miqësore të luajtur dje pasdite në stadiumin “Tofik Jashari”, të qytetit të Shijakut, midis Erzenit dhe Kamzës, në prani të një numri rreth 200 tifozësh, dy teknikët e skuadrave kanë parë dhe kanë ndjekur lojën e të gjithë lojtarëve që kishin në dispozicion.

erzeni-kamza

 

Të dyja skuadrat vinin pas miqësoreve që kishin luajtur më parë ku Kamza vinte kishte humbur me Laçin 2-1, ndërsa Erzeni kishte fituar me Turbinën 3-2. Theksojmë se gjatë sezonit të kaluar ishte skuadra e Erzenit ajo që i shkaktoi humbjen e vetme kamzalinjve në kampionatin e Kategorisë së Parë.

NDESHJA – Për sa i përket kronikës, ishte një sfidë e luftuar, ku lojtarët luanin me përkushtim dhe vendosmëri ku donin të tregonin vlerat e tyre. Nga momentet më kryesore të takimit mund të përmenden ato të minutës së 5- të kur Rejnaldo Troplini shpërthen bukur në zonë dhe në momentin e gjuajtjes humbet ekuilibrin. Gjithashtu në të 21-ën ka një kundërsulm të Kamzës, ku Elmazi kroson, por Kalluci largon bukur me kokë.

Erzeni

Në të 37-ën është përsëri Elmazi që kroson në zonë dhe Arrabal, godet mjaft bukur, por topi kalon mbi traversë. Goli vjen në të 45tën. Rezi kroson në zonë dhe aty gjeorgjiani Muhamet Emi Djabrahilov i ardhur për provë te Kamza, ka dashur ta stopojë fillimisht topin, por aksidentalisht ka përfunduar në rrjetë dhe 0-1.

Në fraksionin e dytë bie tempi i lojës kjo dhe për shkak të zëvendësimeve të njëpasnjëshme dhe vetëm dy mund të veçojmë si momentet më të rrezikshme.

Erzeni - Kamza 0-1

Në të 60-ën është Rejnaldo Troplini që i shkëputet bukur mbrojtjes dhe kroson e fluturimthi Pasha godet me kokë, por në vështirësi portier Halili grushton pranë vijës fatale. Ndërsa në të 69- ën është një kombinim mjaft i bukur mes Lames e Kolecit, që godet fort, por topi kalon mbi traversë. Fukui që sapo ka ardhur e ka ndjekur ndeshjen nga tribuna pranë presidentit Qarri.

Abdulla Dushku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"