Kamza firmos me një talent, synon Zguron për mbrojtjen. Pritet edhe Plaku

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 12, 2017 | 13:20

Kamza firmos me një talent, synon Zguron për mbrojtjen. Pritet edhe Plaku

Kamza nuk di të ndalet. Drejtuesit kanë hyrë në negociata me Vangjel Zguron. Ish-lojtari i Luftëtarit është në planet e stafit teknik për mbrojtjen dhe pritet që në vazhdim të ketë zhvillime konkrete për pogradecarin.

zguro

Sakaq, është “blinduar” edhe një tjetër lojtar në merkato. Këtë herë bëhet fjalë për të riun Armando Rami. Lojtari 18-vjeçar prej afro 3 javësh po provohej në ekip. Pasi bindi stafin teknik, drejtuesit janë ulur për të mbyllur edhe marrëveshjen kontraktuale, ndërsa për 3 vitet e ardhshme do të jetë pjesë e kamzalinjve. Gjatë miqësoreve të fundit, atij iu besuan disa detyra në defensivë dhe një ndër do të ishin goditjet standarde.

Paraqitja e tij e mirë bëri që në klub të mos e mendonin dy herë dhe ta zyrtarizonin si afrim. Mbrojtësi i majtë, i cili shpeshherë bëhet profesionist duke u dhënë leksione sulmuesve (e provuar kjo edhe në ndeshjet e kampionatit të kaluar kur luante për ekipin e Kukësit B), jo rrallë herë ka shënuar duke qenë protagonist në fitore.

Ai është formuar pranë akademisë “Tirana”, kur luante me grupmoshat e kësaj akademie. Vetë trajneri Ramadan Ndreu konfirmoi pëlqimin e tij për këtë lojtar. Kësisoj, dhe në mesditë palët kanë mbyllur të gjitha procedurat e kontratës, duke e bërë blerjen e 8-të për këtë merkato, pas: Bruno Arrabal, Alfred Zefi, Argend Halili, Hektor Idrizaj, Argjent Mustafa, Mërgim Neziri dhe Ivan Fushtar.

PLAKU

Tashmë sytë e stafit teknik dhe atij drejtues janë hedhur te sulmi. Ata shpresojnë që të sigurojnë shërbimet e një lojtari me përvojë, i cili mund të bëjë diferencën. Për drejtuesit kamzali ka disa alternativa, por prioritet mbetet Sebino Plaku. Mendohet që dita e hënë do të jetë vendimtare për të ardhmen e tij dhe, nëse nuk udhëton drejt Zagrebit me Skënderbeun, ndoshta e ardhmja e tij mund të jetë Kamza.

ABDULLA DUSHKU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"