Kamza blindon portën, akord me ish-portierin e Juventusit (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2018 | 18:42

Kamza blindon portën, akord me ish-portierin e Juventusit (Video)

Goditje të fuqishme në këto orë të fundit të merkatos, teksa Kamza ka arritur akordin me ish-portierin e Juventusit, Mario Kirev.

kirev

29-vjeçari do të mbërrijë nesër për të firmosur me skuadrën e Bledar Devollit, duke blinduar kështu portën së bashku me Avdylin. Transferimi i portierit u bë i mundur falë menaxherit të njohur, Kostandin Grillo.

Kirev në të kaluarën ka qenë pjesë e Slavias së Sovias, Juventusit, Grasshoperist, Thun, Poli Timishoara, Otl Slatina, Slavia Sofia dhe Nea Selamina.

img1304330476_6122

Gardiani së fundmi është aktivizuar në kampionatin qipriot ku ka luajtur 9 takime. Në të kaluarën 29-vjeçari ka qenë pjesë edhe e 21-vjeçarëve të Bullgarisë, ndërsa tani do të veshë fanellën e Kamzës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"