Kamza bind me Tërbunin, Mumajezi shënon një eurogol

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 13, 2017 | 12:56

Kamza bind me Tërbunin, Mumajezi shënon një eurogol

Pas ndryshimeve të shumta në merkato, Kamza ka nisur të kolaudohet në fushë, ndërkohë që nga sot do të nisë fazën intensive. Dje, skuadra e Ndreut ka fituar në testin përballë Tërbunit, 2-1. Për kamzalinjtë ka spikatur mesfushori Mustafa. Në të 20-ën minutë ka ardhur dhe gjuajtja e parë në portë, kur Fukui ka testuar portierin Rexhepi.

Kamza

Ndërsa pas një minute tifozët kanë ndjekur spektaklin nga Anxhelo Mumajezi, që pasi ka marrë një asist nga Rami, driblon bukur dhe në godet portën fuqishëm duke shënuar gol spektakolar.

anxhelo mumajesi

Në të 41-ën është Frashëri që ka shpërthyer nga e djathta e sulmit dhe goditja e tij në portë shtyhet nga Rezi duke vulosur fitoren. Pas pushimit, skuadrat bëjnë ndryshimet e rastit dhe te kamzalinjtë, përveç futbollistëve që ka në provë, tekniku Ndreu dha hapësirë për dy lojtarë të ardhur dje në provë: sulmuesin Arbër Dhrami dhe mbrojtësin Bekim Dida.

erzeni-kamza

Në të 73-ën skuadra pukjane ka shënuar duke shkurtuar me anë të Pukës. Në të 64- ën pati dhe një episod përplasje ku dyluftimi Fukui – Rustemi detyroi kryesorin ta nxjerrë këtë të fundit me karton të kuq.

TRAJNERËT – Pas testit, të dy teknikët kanë komentuar shkurt. “Skuadra është drejt formatimit dhe presim ende përforcime, ku të domosdoshëm janë dy sulmues”, ka deklaruar Ndreu. Për Kreshnik Cjapin, ekipi nuk është ende gati: “Nuk jemi kompletuar. Objektiv për këtë sezon është renditja në 5 vendet e para”.

ABDULLA DUSHKU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"