Kamza-Besëlidhja, “topi” i kalon policisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2017 | 11:30

Kamza-Besëlidhja, “topi” i kalon policisë

Merr fund telenovela e finales së Kategorisë së Parë. Përfundimisht, Kamza-Besëlidhja do të luhet të hënën, në orën 16:30, në stadiumin e Kamzës. Vendimi është marrë dje nga Federata Shqiptare e Futbollit. Në këtë mënyrë, janë shuar aludimet se ky takim mund të zhvendosej në një stadium tjetër.kamza beselidhja

Vendimi është zyrtarizuar vetëm dje, pasi FSHF ka pritur edhe përgjigjen e Komisionit të Apelit. Ky i fundit la në fuqi vendimin e Komisionit të Disiplinës që hidhte poshtë kërkesën e Besëlidhjes për fitoren në tavolinë për sfidën e shtyrë të javës së kaluar.

POLICIA

Policia e Shtetit dhe ekzaktësisht Komisariati 5 ishte ai që nuk mori përsipër garantimin e finales mes Kamzës dhe Besëlidhjes e parashikuar të luhej që në datën 12 maj. Për të marrë të gjitha masat, klubi i Kamzës i ka dërguar shkresë tre organeve të Policisë së Shtetit, Komisariatit 5, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe Drejtorisë së Policisë së Tiranës për të garantuar zhvillimin normal të finales së të hënës.kamza beselidhja

Tashmë, gjithçka është sërish në dorë të forcave të rendit për sa i përket ndeshjes. Nëse do të ketë përgjigje negative, atëherë klubi i ka marrë masat për të garantuar sigurinë me polici private dhe finalja të luhet pa tifozë.

FINALJA

Përballja mes Kamzës dhe Besëlidhjes, që është kthyer në një “telenovelë”, do të përcaktojë ekipin e dytë pas Lushnjës që do të luajë në Superiore sezonin e ardhshëm.Kamza

Skuadrat aktualisht janë me pikë të barabarta, por kamzalinjtë vijnë më të favorizuar, për shkak të ndeshjeve direkte me Besëlidhjen ku kanë arritur një fitore dhe dy barazime. Në këtë mënyrë, Kamza luan për dy rezultate, ndërsa lezhjanët kërkojnë vetëm fitoren

Abdulla Dushku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"