Kamza bëhet gati për sezonin e ri, pas emërimit të Devollit, rinovon mbrojtësi malazez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2018 | 21:20

Kamza bëhet gati për sezonin e ri, pas emërimit të Devollit, rinovon mbrojtësi malazez

Kamza ka nisur nga puna për sezonin e ri, dhe ditën e sotme ka zyrtarizuar një rinovim të rëndësishëm për ekipin. Është malazezi Igor Çukoviç, i cili ka zgjatur edhe për një sezon kontratën me klubin.

igor cukovic

Qendërmbrojtësi 25-vjeçar, një element titullar dhe mjaft i rëndësishëm i sezonit të kaluar, ka vendosur të vijojë me Kamzën, edhe pas emërimit të Bledar Devollit në krye të ekipit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"